Sveçla pas raportime mediatike ka kërkuar nga policia raport dhe hetimet nga IPK-ja për pohimet në lidhje më sulmin fizik dhe verbal ndaj Milliçeviqit në afërsi të Jarinjë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, përmes statusit të tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nga raportimet mediatike ka mësuar për pohimet e Miodrag Miliçeviq, drejtori ekzekutiv i Organizatës joqeveritare “Aktiv”, nga komunitetit Sërb se pjestarët policisë e Kosovës (Në kumtese thuhet polici speciale e Kosovës dhe jo pjesëtarë të policisë kufitare) ngacmuar në pikën kufitare Jarinjë.

Lajme të ngjashme:

Ai shton se është shpesh aty dhe se ka qenë i bindur për sjelljen shembullore të policëve, por se ka kërkuar raporte nga policia kufitare si dhe nga inspektorati policor dhe qytetarët të njoftohen me kohë.

Natyrisht, në të gjitha këto ka mosrespektim të gjuhës gjatë dhënies së njoftimeve apo njoftimeve zyrtare në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi.

Deklaratë plotë e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçlës:

Nga mediumet e ndryshme sot jam njoftuar për pretendimet e Miodrag Milicevic, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare “Aktiv”, se është keqtrajtuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinje.

Nga vizitat e mia të shpeshta atje dhe takimet me të gjithë zyrtarët policor, jam bindur me sjelljen shembullore të zyrtarëve policor, por përkundër kësaj, kam kërkuar raport nga zyrtarët policor të kufirit dhe hetim të këtyre pretendimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës, me rezultatet e të cilit qytetarët tanë do të njoftohen në kohë rekorde.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Milicevic ka kaluar sot në pikën kufitare në Jarinje dhe nuk ka ndodhur asnjë problem, incident e aq më pak dhunë. Për të konfirmuar këtë, zyrtarët tanë policor kanë kontaktuar me zyrtarët kufitar të Serbisë të cilët kanë njoftuar se i njejti nuk ka paraqitur ndonjë shqetësim apo problem gjatë kalimit kufitar.

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë në shërbim të të gjithëve pa dallim, për të ofruar siguri. Institucionet tona respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë e veprojnë në Kosovë, duke garantuar kështu siguri, mirëqenie e barazi për ta.

Go to TOP