Demanti e policisë së Kosovës lidhur me lajmin që kemi publikuar për incidentin ndaj Milliçeviqit në kalimin kufitare Jarinjë janë cilësuar si të pavërteta.
Prishtinë, 14.11.2022
Siç kemi raportuar më herët se gazetarët e Kosova.info në redaksinë në gjuhët sllave të jugut kanë kontaktuar Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar pak para orës 17:00, dhe kërkuar informatë për incidentin në kalimin kufitare Jarinjë, ata thanë se do të informoheshim, por se nuk kishin asnjë informacion dhe se për pak minuta do të na njoftojnë për detajet, megjithatë deri në publikimin e tekstit nuk e morëm të njëjtën gjë. Dhe theksuam se jemi të hapur për bashkëpunim, për të informuar sa më mirë publikun.
Në një prononcim në rrjetin social Facebook, të cilin e ka bërë të ditur policia e Kosovës, menjëherë pasi i kemi kontaktuar dhe na kanë mohuar përgjigjen, ata e kanë hedhur poshtë tërësisht si të pavërtetë deklaratën e OJQ-së Aktiv që kemi transmetuar, në të cilën pretendohet se sot policët sulmuan drejtorin e organizatës joqeveritare Akriv z. Miodrag Milliçeviq raporton Kosova.info.
Lajme të ngjashme:
Demanti nga Policia së Kosovës, e cila është publikuar pas orës 17:00 në Facebooku tyre:
SQARIM PËR MEDIA
Prishtinë, 14 nëntor 2022
Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, lidhur me shkrimet e publikuara/raportuara nga organizata të ndryshme si: “NGO Aktiv” e të tjera, ku sipas tyre sot në Jarinje nga zyrtarët policorë është sulmuar z. Miodrag Milicevic, ju informon se ky raportim nuk qëndron dhe se është i pavërtetë.
Sot, në orën 09:28 personi në fjalë (M. M.) me automjetin e tij, është paraqitur në vendkalimin kufitar SPK-Jarinje dhe pas përfundimit të procedurave kufitare i njëjti pa asnjë problem ka vazhduar në drejtim të Republikës së Serbisë. Vlen të potencohet se ndaj të njëjtit nuk ka pasur asnjë incident apo maltretim siç deklarohet apo aludohet në shkrimet e publikuara.
Me qëllim të riverifikimit janë ndërmarrë masa shtesë, ku zyrtarët policorë me detyrë në Jarinje kanë pyetur edhe palën serbe nëse dikush ka paraqitur ndonjë ankesë, ku nga mbikëqyrësi i ndërrimit të palës serbe është konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë për sjellje jo të mirë apo diçka të kësaj natyre.
Andaj, bazuar në gjendjen reale dhe raportet zyrtare, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, në mënyrë që përmes dezinformatave të tilla të mos tentohet të njolloset puna profesionale e zyrtarëve policorë, të mos krijohen tensione dhe pasiguri te qytetarët.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të saj, të ofrojë zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës në mënyrë profesionale dhe efikase ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.
