Rama: Në “Kodrën e Trimave” po punojmë një park të ri
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar për një ndryshim që do të bëjnë në lagjen “Kodra e Trimave”.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se për të çdo lagje është prioritet.
“Shumë shpejt me një park të ri rekreacioni një ndër projektet e shumta në kuadër të rigjenerimit të kësaj lagjeje”, ka shkruar Rama. /Kosova.info/

