Komuna e Prishtinës mbi 250 mijë euro subvencione në shëndetësi për qytetarët me sëmundje kronike

Drejtoria për shëndetësi ka ndarë edhe subvencione për qytetarët me sëmundje kronike. Këto mjete kanë ndikuar sadopak që qytetarët të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve për sëmundjet që kanë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj drejtorie në profilin e tij në facebook, Dr. Izet Sadiku.

“Nga janari deri me sot kemi ndarë 250.000 euro subvencione nga të cilat kanë përfituar 1586 qytetarë dhe kjo praktikë do të vazhdojë edhe në vitin 2023.

Në vitin e ardhshëm do të subvencionojmë  protezën e gjirit për të gjitha gratë me kancer të gjirit.

#kryeqyteti”, ka shkruar Sadiku. /Kosova.info/

Go to TOP