Dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokuroëve në veri, mblidhen krerët e KGJK-së, KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit

Pas dorëheqjes së gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve administrative në Gjykatën dhe në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, janë mbledhur krerët e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial dhe Prokurorisë së Shtetit.

Sipas njoftimit të KGJK’së, në këtë takim është folur për masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi, me qëllim që institucionet e drejtësisë të funksionojnë dhe të mos krijohet zbrazësi shërbimesh në rrethanat aktuale.

“Në takimin e sotëm, tre krerët institucionalë shprehën përkushtimin e tyre për të punuar bashkërisht për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas largimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve administrativë nga procesi i punës dhe diskutuan për modalitetin e organizimit dhe mbarëvajtjes sa më efikase të punës për qytetarët e kësaj pjese. Ata u pajtuan që të ndërmarrin sa më shpejtë të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi, me qëllim që institucionet e drejtësisë të funksionojnë dhe të mos krijohet zbrazësi shërbimesh në rrethanat aktuale”, thuhet në njoftim.

Go to TOP