Gjatë gjithë pushtimit rus, civilët ukrainas kanë qenë vullnetarë dhe kanë punuar për të krijuar pajisje jetike për përpjekjet luftarake të vendit të tyre.
1Banorët e Kievit duke improvizuar drita në vend të qirinjve më 30 tetor për t’u përdorur në llogore.2Burimet e dritës në vijat e frontit po bëhen gjithnjë e më të vlefshme mes sulmeve ruse që synojnë infrastrukturën kritike të Ukrainës ndërsa netët zgjaten gjatë dimrit.3Punëtorët duke shikuar karrocat e reja të montuara që u projektuan dhe u bënë në një punishte në Kryviy Rih, Ukraina qendrore, në shtator.4Karrocat Buggies vlerësohen si tejet praktike në fushën e betejës për dizajnin e hapur që ofron montim dhe çmontim të lehtë për luftëtarët, si dhe me hark të ngushtë gjatë lëvizjes ose në raste të kthimit të shpejtë.5Farkëtari Anton Zaika tregon një stufë të sapobërë në punëtorinë e tij në Sumy në gusht. Stufat me dru janë projektuar nga 32-vjeçari posaçërisht për t’u përdorur në llogore si burim ngrohtësie dhe si pajisje gatimi.6Një vullnetare duke thurur rrjeta kamuflazhi brenda një strehimoreje në Kiev në prill. Rrjetat e kamuflazhit përdoren nga të dyja palët për të fshehur automjetet dhe trupat nga kamerat e dronëve.7Rrjetat e kamuflazhit të punuara me dorë, të vendosura në një oborr në Lviv në shtator.8Vullnetarët në Kiev duke paketuar produkte me bazë bimore që do t’u dërgohen ushtarëve veganë në vijën e parë të frontit.9Andriy Paliy duke përgatitur materialet që përdor për të prodhuar pllaka të blinduara në punëtorinë e tij në Zaporizhja në maj. Para pushtimit, farkëtari autodidakt bënte shpata dhe kostume të blinduara mesjetare, por tani ai krijon mbrojtje balistike për ushtrinë ukrainase.10Banorët e Lvivit duke bërë pengesa kundër tankeve, në mars. Barrierat e tankeve “Iriqi çek”u rezistojnë shpërthimeve — edhe nëse shpërthehen në ajër, barrierat kthehen në tokë dhe mbeten efektive. 11Gratë ukrainase duke qepur jelekë për pajisjet e ushtarëve në qytetin port Odesa, në mars.12Një burrë ukrainas gdhend skajet e një pllake të blinduar të një automjeti. Kjo foto është bërë në rajonin Zakarpatia në mars.13Një burrë duke mbushur thasë me rërë, si pjesë e përgatitjeve për mbrojtjen e Kievit pasi kryeqyteti ukrainas u rrethua nga forcat ruse që në fillim të marsit.14Një vullnetar duke përgatitur ushqime për ushtarët dhe anëtarët e mbrojtjes territoriale.