Piraj i mllefosur: Kam qejf ta di se si ndihen ata që po blejnë prodhime serbe në këto çaste

Me pankarta “Të gjithë ne jemi Nenad Gjuriq” “Sot Nenad Gjuriq, nesër çdo serb në Kosovë” dhe flamuj në duar, serbët në mënyrë të organizuar mblidhen në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Teksa protesta veçse ka filluar, reagimet nga ana tjetër nuk kanë të ndalur.

Biznesmeni kosovar, Burim Piraj, përmes një reagimi ka pyetur të gjithë konsumuesit e produkteve serbe se si po ndihen ata në këto çaste.

“Kam qejf ta di se si ndihen ata që po blejnë prodhime serbe në këto çaste!

Bre haram buka e Kosovës ju qoftë!”, është shprehur i mllefosur Piraj.

Go to TOP