Rrugës “Holger Petersen” i shtohet edhe një korsi 

Në rrugën “Holger Petersen” në Lagjen e Spitalit, Drejtoria e Investimeve Kapitale ka nisur shtimin e një korsie të re.

Një gjë e tillë do ta mundësojë kyçjen më të lehtë të automjeteve në ketë pjesë.

Sipas drejtorit të Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, kjo do të iu lehtësojë qytetarëve dhe do të iu mundësojë lidhjen me lagjet Ulpiana dhe Mati 1.

Këtë investim të komunës po e konsiderojnë të nevojshëm vetë qytetarët që kalojnë këndej.

Ky projekt, sipas komunës, pritet të kushtoj 250 mijë euro, por që vlera reale e punimeve pritet të bëhet publike në fund të punimeve.

Punimet pritet të kryhen brenda këtij muaji, pasi që gjatë kësaj kohe mund të ketë ndryshime të situatave atmosferike. 

Go to TOP