Rasti në Pejë merr jehonë ndërkombëtare, nisin të raportojnë mediat prestigjoze
“Këto janë momentet shokuese kur një grua e moshuar goditet disa herë nga një infermiere”.
Kështu e nis mediumi “Daily Mail” përshkrimin për pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë.

Pamjet tmerruese, përveç në Kosovë, tanimë kanë marrë edhe jehonë ndërkombëtare kur dihet kredibiliteti dhe audienca që gëzon “DailyMail”.
Përveç “DailyMail” për këtë rast ka raportuar edhe prestigjozja gjermane “Bild”.

Kujtojmë se sot është mbajtur seanca ndaj tri infermiereve të dyshuara për rastin, teksa më vonë pritet të dihet nëse të njëjtat do të mbeten në paraburgim.

