Deputetja: Ankesa për ‘Orenda’ prej vitit 2021, të hetohen edhe zyrtarët e Ministrisë
Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka përkujtuar se qytetari Tomor Hasani sipas mediave, ka bërë të ditur se me datën 20.09.2021 ka dorëzuar ankesë përmes e-mailit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqtrajtimet që iu janë bërë të moshuarve në “Orenda”, por nuk ka pranuar përgjigje.
“Nëse kjo rezulton e vërtetë, prokuroria nuk duhet të merret vetëm me monstrumët e sotëm dhe dyshimet përbrenda “Orenda”-s, por ta zgjeroj hetimin te zyrtarët e ministrisë që pranuan ankesën në fjalë dhe nuk reaguan”, ka shkruar ajo në Facebook.


