Kurti reagon nga Gjermania: Ajo që pamë ishte e tmerrshme, institucionet kanë vepruar

Kryeministri i vendit Albin Kurti nga Gjermania ka reaguar për rastin skandaloz në Pejë.
“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka theksuar Kurti.
Sipas tij, të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët.

“Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka përfunduar në reagimin e tij kryeministri.

Go to TOP