Rasti në Pejë, Muhaxheri: Kemi ftuar organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, ka reaguar rreth rrahjes së të moshuarës nga infermieret në shtëpinë e pleqve.
Muhaxheri ka thënë se janë ftuar inspektorati i shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet.

“Reagim – Lidhur me videon e publikuar, në të cilin përdoret dhunë fizike ndaj një të moshuare, njoftoheni se: 1; Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime geriatrike. 2: Kemi ftuar publikisht inspektoratin e shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet”, ka thënë Muhaxheri.

Go to TOP