Tahiri iu thotë SBASHK-ut se do të angazhohet që sa më shpejt të miratohet Ligji i Pagave

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe dhe Albana Bytyqi të mërkurën kanë vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit.

Ata u pritën në takim nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Në këtë takim, Tahiri tha se do të angazhohet që sa më shpejt të miratohet Ligji i Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e sindikatave.

“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për ligjin e pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”.

Më pas ata do të takohen edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës.

Go to TOP