Lladrovci shkruan për viktimën e aksidentit të sotëm në Drenas
Një aksident me fatalitet ndodhi sonte në Dobroshec të Drenasit.
Si pasojë e këtij aksidenti, humbi jetën një këmbësorë.
Lidhur me këtë ka shkruar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai tha se viktima në këtë aksident ishte Selver Lladrovci.
Lladrovci theksoi se Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demostrata kundër pushtuesit e veteran i UÇK-së.
Postimi i plotë:
Sonte, në aksidentin automobilistik që ndodhi në Dobroshec, humbi jetën Selver Lladrovci. Lajm i rëndë për familjen dhe të gjithë neve që e njohëm. Nuk mund të pajtohem se më nuk do të bashkëbisedojmë më së bashku me Selverin e të flasim si kushërinj e shokë që u rritëm bashkë.
Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm.
Ngushëllime familjes së Selverit dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për këtë humbje të madhe.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Selver Lladrovcin!.

