Osmani komenton raportin për sundimin e ligjit, por ka një mesazh edhe në lidhje me vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot një konferencë për media bashkë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Von der Leyen për mbështetjen në drejtim të Kosovës, përgjatë gjithë kohës.

Osmani deklarimin e saj e nisi duke folur për renditjen e Kosovës në raportin e publikuar nga “World Justice Project”, për sundim të ligjit.

“Tashme edhe me përmirësimin më të lartë të sundimit të ligjit siç jemi renditur nga “World Justice Project”, konfirmohet përkushtimi jonë ndaj demokracisë dhe respektimit të ligjit. Ne ju falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme të juaj, që na mbështet në përballje me krizat, të cilat ballafaqohemi, si kriza energjetike dhe të tjerat. Vlerësojmë faktin se mbështetja e rajonit është në qendër të përkrahjeve të juaja, për investime”, tha Osmani.

Presidentja Osmani theksoi se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të ndërmarrë veprime rreth integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane që është parakusht për paqen dhe stabilitetin.

“Kjo vlen për vendet që duan të bëjnë hapa serioz për anëtar.Vizita e juaj është dëshmi për këtë dhe ne kërkojmë mbështetje për këtë… pavarësisht se Kosova është shtet demokratik, për fat të keq sa i përket liberalizimit të vizave vazhdon të trajtohet me një standard tjetër.Dhe kjo është dëshmi shtesë për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.Qytetarët mbesin të izoluar në zemër të Evropës, kontinentit të cilit i përkasin. Dua të ju falënderoj juve dhe Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe qëndrimin konsistent, dhe për rikonfirmimin e fundit se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.Prandaj shpresoj se kjo të respektohet nga të gjitha vendet, e që kjo çështje të përfundojë pa kriteret të reja të cilat do të bllokonin këtë proces”,deklaroi Osmani.

Presidentja Osmani tha se Kosova është serioze në veprimet që ndërmerr në këtë drejtim, prandaj Kosova është 100% e garantuar sa i përket vendimeve që merr sa i përket sigurisë dhe të gjitha çështjeve me rëndësi.

“Prandaj edhe Raporti i Progresit për këtë vit që është më i miri për Kosovën ndër vite, tregon se populli i Kosovës është i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit.Si njerëz që kemi përjetuar një luftë gjenocidale, e dimë rëndësinë e mbështetjes nga shtetet mike.Lufta e paprovokuar e Rusisë ka shkaktuar tronditje në Evropë e këto tronditje po ndjehen në mënyrë akute, sidomos në kontinentin tonë.Jo vetëm që është kujtesë e së kaluarës së errët, pro edhe vendosin destabizilim të Rusisë, por edhe ka pasur komplikime serioze ekonomike në vend, rajon dhe më gjerë.

E dimë se me ju e kemi një aleate jashtëzakonisht të fuqishme dhe një përkrahëse të fuqishme, andaj në emër të popullit të Kosovës ju falënderojmë që asnjëherë nuk na latë vetëm”,deklaroi Osmani.

Go to TOP