Ish-deputeti i njohur i PD-së flet për situatën brenda opozitës: Primaret me simpatizantë, njësoj si patronazhistët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj është kundër zhvillimit të primareve në këtë forcë politike, ku do të përfshihen edhe simpatizantët. Në një intervistë për Euronews Albania, Haklaj nënvizoi se kjo metodë është e njëjtë si me patronazhistët.

“Primaret me simpatizantë janë njësoj si patronazhistët; bën edhe zbulimin e simpatizantit tënd. Ndryshimi është këtu, anëtari i partisë barazohet me simpatizantin. Por anëtari i partisë nuk mund të barazohet me simpatizantin.

Simpatizanti është relativ, ndërsa anëtari është absolut për aq kohë sa pranon statutin e partisë, është pjesë e partisë. Me simpatizant, njerëz të marrë në rrugë mund të krijojnë lobingje dhe nuk del ai që duhet të dalë kandidat”, theksoi ai.

Go to TOP