Arrestohet turku që tentoi të udhëtonte me pasaportë false në Prishtinë
Një shtetas i Turqisë është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari” pasi që i njëjti kishte tentuar të udhëtontë me pasaportë të falsifikuar.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Një mashkull shtetas i Turqisë është arrestuar pasi gjatë kontrollit në shkuarje ka prezantuar një pasaportë të shtetit të Norvegjisë që dyshohet të jetë e falsifikuar”, ka bërë të ditur policia.
Tutje, policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
