Gjendet i vdekur 26-vjeçari në breg të detit në Durrës
Pasditen e sotme rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një 26 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
