Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se është arrestuar një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Ngjarja kishte ndodhur në orën 06:15 në fshatin Greme të Ferizajt.
“Edhe përkundër përpjekjeve për ti ikur policisë, kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, me inicialet B.G (M/K) i moshës 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i Paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej dy (2) viteve.”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës bënë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


