Komuna e Prishtinës hap dyert për personat e verbër – të lirë në lëvizje

Objektet e Komuna e Prishtinës për herë të parë me sipërfaqe taktile.

Komuna e Prishtinës u ka sjellë gëzim personave me aftësi të kufizuar të verbër. Ata do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në hapësirat e dy objekteve të komunës së Prishtinës.

Kjo u be në kuadër të shënimit të  ‘Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë’, në kuadër të ofrimit të qasjes komunale për personat me aftësi të kufizuar, është bërë inaugurimi i pllakave taktile për personat e verbër në dy objektet e Komunës së Prishtinës.

Gjatë këtij inaugurimi, u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe Humanity First Kosova për mbështetjen në projektin e ofrimit të qasjes komunale për personat me aftësi të kufizuar.

Veç kësaj, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me Drejtoren e Mirëqenies Sociale, znj. Adelinë Sahiti, shoqëruan komunitetin e personave të verbër në një marsh simbolik përgjatë rrugëve të Kryeqytetit.

“Bashkë jemi të dedikuar në përmirësimin e kushteve për personat me aftësi të kufizuar, jo vetëm nëpër institucione por anë e mbanë Prishtinës”, tha Rama.

Ky projekt u realizua nga bashkëpunimi i Drejtoria e Administratës, Drejtoria e Mirëqenies Sociale dhe Humanity First Kosova. /Kosova.info/

Go to TOP