Dokument/Zyra e Kurtit ndan 120 mijë euro për shërbime të përkthimit

Zyra e Kryeministrit Kurti ka shpallur një tender në vlerë 120 mijë euro për shërbime përkthimi

Më shumë detaje janë dhënë në dosjen e tenderit të publikuar në e-Prokurim.
Në dosje thuhet se kushdo që e fiton tenderin do të ofrojë shërbime të përkthimit me shkrim në pesë gjuhë: shqip, anglisht, serbisht, boshnjakisht dhe turqisht.

Përveç në këto gjuhë, ZKM’ja ka kërkuar edhe shërbime të përkthimit me shkrim në gjuhët: shqip, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht, nga secila gjuhë në secilën gjuhë.
Në këtë tender përfshihen edhe shërbimet e lekturimit dhe të përkthimit simultan në pesë gjuhë.

Tenderi është dhënë edhe për transkriptim sipas kërkesave për orë.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 10 tetori, ora 14:00, derisa kohëzgjatja e kontratës është për 24 muaj.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim.

Go to TOP