Haradinaj në 24-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit: Janë themelet e Kosovës së lirë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroi Fehmi Lladrovci dhe heroinën, Xhevë Lladrovci, në 24-vjetorin e rënies së tyre.

Ai tha se Fehmiu e Xheva ishin “sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:.

“Fehmiu dhe Xheva janë themelet e Kosovës së lirë, Kosovës shtet. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave. Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar Haradinaj.

Go to TOP