Basha i bërtet Jasharajt: A ke punu para luftës pa pare, e tash për 50 euro po i mban fëmijët peng a?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha sot ka qenë i ashpër me kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharajn, madje i ka kërkuar të heqë kërkesën për 50 euro shtesë në paga pasi para luftës ka punuar edhe pa para.
Bashës nuk i mjaftoi diskutimi i ashpër brenda mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe vazhdoi të polemizojë ashpër me Jasharajn edhe korridoreve të Kuvendit, shkruan lajmi.net.

Në një video të publikuar të debatit të tyre bie në vesh momenti kur Basha i drejtohet Jasharajt me fjalët: “A ke punu para luftës pa pare?” dhe Jasharaj i përgjigjet me “Po”, ndërsa Basha i thotë: “E tash për 50 euro po na i mbanë fëmijët peng a?”

Basha tërheq një paralele midis kohës së paraluftës në Kosovë nën represionin serb ku mësuesit duheshin që fshehurazi të mbanin mësimin pa pagesë, me periudhën e 13 vite pas pavarësisë së Kosovës kur mësuesit po kërkojnë paga më dinjitoze për vetën.

Pjesë nga debati i tyre:

Go to TOP