Rusia vendos në shënjestër centralin bërthamor, Zelensky: S’ka përgjumje në fushëbetejë

Moska përshkallëzon sulmet në objektet kritike. Një raketë u hodh pranë centralit bërthamor të Ukrainës jugore, tha Energoatom.

Sulmi detyroi mbylljen e një prej njësive hidroenergjetike dhe tre linja të tensionit të lartë, por të tre reaktorët bërthamorë nuk u dëmtuan, shtoi Energoatom, raporton CNN.

Zelensky thotë se Kyivi po “përgatitet për çlirimin e më shumë qyteteve”. Presidenti Volodymyr Zelensky këmbënguli se nuk ka “përgjumje” në vijën e parë, duke thënë se kundërofensiva e Kyivit po vazhdon në “përgatitje për sekuencën e ardhshme”.

Forcat ukrainase po punojnë për të rimarrë territoret në jug dhe në lindje, tha Zelensky. Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë deklaratën e Zelenskit në lidhje me krimet e luftës ruse në territoret e rimarrë në verilindje të Ukrainës si një “gënjeshtër.”

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se të paktën 440 varre u gjetën në Iziumin e sapoçliruar në ditët e fundit.


Go to TOP