Kriza e rrymës për dimër e çon Kurtin te Rama, detajet i tregon zëdhënësi i Qeverisë

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Kurti doli me shpejtësi nga një konferencë e paradites ku adresonte qëndrimet e tij pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Grevist, duke thënë se ka një takim urgjent.
Duke folur për teve1.info, Kryeziu ka thënë se me theks të veçantë në këtë takim që zgjati dy orë, u diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESh

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë ai.

Kurti e Rama kanë zhvilluar një takim të paparalajmëruar sot në Tiranë. Takimi kishte zgjatur rreth dy orë.

Kryeministri Kurti kishte lënë një gjysmë konferencën për medie pas takimit me anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, me arsyetimin se ka një takim urgjent.

Go to TOP