Dikur dhe tash: Qytetet ukrainase të damkosura nga lufta

Një korrespondent i REL i ka vizituar skenat e shkatërrimit, gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, për të parë se çfarë ka ndryshuar.


Kiev, 3 mars dhe 24 gusht 2022. Beteja për Kievin nisi më 24 shkurt. Trupat ruse iu afruan pallatit presidencial deri në 8 kilometra largësi.
1Kiev, 3 mars dhe 24 gusht 2022.

Beteja për Kievin nisi më 24 shkurt. Trupat ruse iu afruan pallatit presidencial deri në 8 kilometra largësi.
Kiev, 1 mars dhe 24 gusht. Më 1 mars, raketat ruse goditën kullën televizive në Dorohozhiçi. Si rezultat i sulmit, pesë njerëz u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.
2Kiev, 1 mars dhe 24 gusht.

Më 1 mars, raketat ruse goditën kullën televizive në Dorohozhiçi. Si rezultat i sulmit, pesë njerëz u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.
Kiev, 1 mars dhe 24 gusht. Si rezultat i sulmeve me raketa në Kiev, janë dëmtuar më shumë se 200 ndërtesa banimi dhe 70 objekte infrastrukturore.
3Kiev, 1 mars dhe 24 gusht.

Si rezultat i sulmeve me raketa në Kiev, janë dëmtuar më shumë se 200 ndërtesa banimi dhe 70 objekte infrastrukturore.
Kiev, 2 mars dhe 24 gusht. Para fillimit të pushtimit, autoritetet në Kiev thanë se metroja e kryeqytetit ishte vendstrehimi më i mirë në rast të sulmeve. Pas 24 shkurtit, aty janë strehuar qindra njerëz. Tani, ajo duket ashtu siç dukej para se të niste lufta.
4Kiev, 2 mars dhe 24 gusht.

Para fillimit të pushtimit, autoritetet në Kiev thanë se metroja e kryeqytetit ishte vendstrehimi më i mirë në rast të sulmeve. Pas 24 shkurtit, aty janë strehuar qindra njerëz. Tani, ajo duket ashtu siç dukej para se të niste lufta.
Kiev, 3 mars dhe 24 gusht. Në mars, ushtarët hapnin llogore dhe vendosnin barrikada në rrugët e Kievit. Në gusht u mbajt një ekspozitë në qiell të hapur e autoblindave të shkatërruara ruse.
5Kiev, 3 mars dhe 24 gusht.

Në mars, ushtarët hapnin llogore dhe vendosnin barrikada në rrugët e Kievit. Në gusht u mbajt një ekspozitë në qiell të hapur e autoblindave të shkatërruara ruse.
Kiev, 1 mars dhe 24 gusht. "Ushtar rus, vafsh në djall!" shkruhej në këtë pllakat, më 1 mars. Në gusht, u vendos një pllakat me një pjesëtar të shërbimeve të emergjencës.
6Kiev, 1 mars dhe 24 gusht.

“Ushtar rus, vafsh në djall!” shkruhej në këtë pllakat, më 1 mars. Në gusht, u vendos një pllakat me një pjesëtar të shërbimeve të emergjencës.
Irpin, 7 mars dhe 23 gusht. Teksa luftimet u intensifikuan, njëra ndër betejat më të ashpra u zhvillua në Irpin, një qytezë që ndodhet 25 kilometra në veriperëndim të Kievit.
7Irpin, 7 mars dhe 23 gusht.

Teksa luftimet u intensifikuan, njëra ndër betejat më të ashpra u zhvillua në Irpin, një qytezë që ndodhet 25 kilometra në veriperëndim të Kievit.
Buça, 1 mars dhe 23 gusht. Më 27 shkurt, forcat ruse hynë në Buça. Forcat ukrainase e shkatërruan këtë kolonë autoblindash dhe frenuan avancimin e tyre, por qyteza më pas u okupua. Kur forcat ukrainase e çliruan atë në prill, rrugët ishin plot me trupa të pajetë të civilëve të masakruar nga forcat ruse.
8Buça, 1 mars dhe 23 gusht.

Më 27 shkurt, forcat ruse hynë në Buça. Forcat ukrainase e shkatërruan këtë kolonë autoblindash dhe frenuan avancimin e tyre, por qyteza më pas u okupua. Kur forcat ukrainase e çliruan atë në prill, rrugët ishin plot me trupa të pajetë të civilëve të masakruar nga forcat ruse.
Makariv, 4 mars dhe 23 gusht. Makarivi u gjend nën okupim për 34 ditë - nga 27 shkurti deri më 1 prill. Sipas kreut të fshatit Makariv, Vadym Tokarov, rreth 40 për qind e infrastrukturës në fshat është shkatërruar.
9Makariv, 4 mars dhe 23 gusht.

Makarivi u gjend nën okupim për 34 ditë – nga 27 shkurti deri më 1 prill. Sipas kreut të fshatit Makariv, Vadym Tokarov, rreth 40 për qind e infrastrukturës në fshat është shkatërruar.
Makariv, 4 mars dhe 23 gusht. Makarivi ndodhej në vijën e frontit, dhe u gjend nën sulme të vazhdueshme me artileri, tanke dhe raketa.
10Makariv, 4 mars dhe 23 gusht.

Makarivi ndodhej në vijën e frontit, dhe u gjend nën sulme të vazhdueshme me artileri, tanke dhe raketa.
Irpin, 2 mars dhe 23 gusht. Gjatë okupimit të Irpinit, u vranë mbi 200 civilë, ka thënë kryetari Oleksandr Markushyn. Më 28 mars, qyteti u çlirua plotësisht.
11Irpin, 2 mars dhe 23 gusht.

Gjatë okupimit të Irpinit, u vranë mbi 200 civilë, ka thënë kryetari Oleksandr Markushyn. Më 28 mars, qyteti u çlirua plotësisht.
Ura mbi lumin e Irpinit. Romanivka, 5 mars dhe 23 gusht Për të frenuar avancimin e trupave ruse drejt Kievit, tri ura u hodhën në erë në rajonin e Kievit, përfshirë urën mbi lumin e Irpinit. Po kjo urë u përdor nga njerëzit për t'i ikur luftimeve.
12Ura mbi lumin e Irpinit. Romanivka, 5 mars dhe 23 gusht

Për të frenuar avancimin e trupave ruse drejt Kievit, tri ura u hodhën në erë në rajonin e Kievit, përfshirë urën mbi lumin e Irpinit. Po kjo urë u përdor nga njerëzit për t’i ikur luftimeve.
Borodianka, 3 mars dhe 23 gusht. Borodianka ishte njëra ndër qytezat më të prekura në ditët e hershme të pushtimit rus.
13Borodianka, 3 mars dhe 23 gusht.

Borodianka ishte njëra ndër qytezat më të prekura në ditët e hershme të pushtimit rus.
Borodianka, 3 mars dhe 23 gusht. Ish-kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Venediktova, ka thënë se Borodianka ka qenë vendi i masakrave më të rënda të civilëve në rajonin e Kievit gjatë okupimit rus.
14Borodianka, 3 mars dhe 23 gusht.

Ish-kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Venediktova, ka thënë se Borodianka ka qenë vendi i masakrave më të rënda të civilëve në rajonin e Kievit gjatë okupimit rus.
Borodianka, 2 mars dhe 24 gusht. Të shtënat me artileri, sulmet me raketa dhe betejat rrugore shkaktuan shkatërrim masiv në Borodianka.
15Borodianka, 2 mars dhe 24 gusht.

Të shtënat me artileri, sulmet me raketa dhe betejat rrugore shkaktuan shkatërrim masiv në Borodianka.
Go to TOP