Lirohen nafta e benzina, Ministria publikon tavanin e çmimeve për 24 orë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 78 centë, i benzinës 1 euro e 43 centë, derisa i gasit 76 centë.

Krahasuar me dje, nafta e benzina janë 1 cent më lirë.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orët e ardhshme.

Go to TOP