Përfundon misionin në Kosovë, zëvendës ambasadori i SHBA-së Nicholas Giacobbe

Zëvendës ambasadori i SHBA-së në Kosovë Nicholas Giacobbe ka përfunduar sot shërbimin në në vendin tonë.

Me këtë rast ai është nderuar nga presidentja Vjosa Osmani me Urdhrin Dr.Ibrahim Rugova.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhur të Nick-ut në avancimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1564271311412674560?s=20&t=uEnkAB2y3X6wEIQGy_7uDQ

Go to TOP