Putini bisedon me kryeministrin e shtetit që Erdogani ka raporte të këqija

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.

Armenia nuk ka aspak raporte të mira me Turqinë, shtet që ka luajtur një lloj ndërmjetësimi mes Rusisë dhe Ukrainës.

Madje, presidenti turk Recep Taip Erdogan e kishte mbajtur anën  e Azerbajxhanit në luftën që e kishte me Armeninë 2 vite më parë.

E për atë konflikt ka biseduar në telefon edhe Putini, siç njofton Ministria e Jashtme e Rusisë.

“U prekën disa tema lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve të aleancës midis Rusisë dhe Armenisë”, thuhet në njoftim.

Go to TOP