A është ftuar dhe Ramush Haradinaj në darkë nga Escobari e Lajçaku
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në një darkë pune me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.
Haradinaj do të marrë pjesë në këtë darkë, ku janë të ftuar edhe liderët tjerë opozitarë.
