Kryeministrja finlandeze bën testin për drogë, pas videove të publikuara
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka treguar se sot ka bërë një test droge, pas videove të publikuara ku ajo shihet duke kërcyer me miqtë e saj në një ndejë private.
Marin bëri testin pasi disa oponentë të saj politik ngritën dyshimet se ajo edhe mund të ketë përdorur drogë, gjë që u mohua kategorikisht nga kryeministrja, e cila tha se po bënte testin vetëm për të sqaruar gjërat.
“Në ditët e fundit ka pasur akuza mjaft të rënda në domenin publik se kam përdorur lëndë narkotike. Unë i konsideroj këto akuza shumë të rënda dhe me peshë. Për mbrojtjen time ligjore, megjithëse e konsideroj të paarsyeshme kërkesën për një test droge. Për të fshirë dyshime të tilla, sot kam bërë një test droge”, u tha Marin gazetarëve.
“Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur asnjë lloj droge”, shtoi ajo.
Udhëheqësja 36-vjeçare pranoi se kishte festë “në një mënyrë të zhurmshme” pas publikimit të videove private, por tha se ishte e zemëruar që pamjet u publikuannë media.
“Këto video janë private dhe të filmuara në një hapësirë private. Më vjen keq që këto u bënë të njohura për publikun”, tha Marin.
Videot nxitën disa nga kundërshtarët e Marin të kritikonin sjelljen e saj si të papërshtatshme për një kryeministre, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
