Petkoviq i reagon Kusari-Lilas: Dialogu nuk ka të bëjë me ëndrrat dhe dëshirat tuaja

Shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është përgjigjur mesazhit të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas një kërkese të saj nga twitter.

Meqë Kusari-Lila, i tha Petkoviqit që Kosova është e gatshme për një marrëveshje me njohje reciproke, Petkoviq duket se është acaruar nga kjo.

”Le të fillojmë nga e para Mimoza Kusari sepse ti nuk kupton asgjë. Dialogu nuk ka të bëjë me ëndrrat dhe dëshirat tuaja, por me normalizimin e marrëdhënieve, bazuar në vendimin e OKB-së nga viti 2010. Në dialog, marrëdhënia jonë është asimetrike, sepse VETËM Serbia është anëtare e OKB-së dhe do të mbetet e tillë! Dhe tani pak për realitetin – formoni Asociacionin e Komunave Serbe”, ka shkruar Petkoviq.

Go to TOP