Abdixhiku thotë se Kurti funksionon me paranoja: S’di të bëjë, s’di të menaxhojë, s’di të japë 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, funksionon me paranoja.

Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendi, rënditi disa arsye që sipas tij, qëndron ajo që deklaroi:

”Unë kam përshtypjen se këtu ka një paranojë të kryeministrit. Kur është anuluar projekti i gazit, ka qenë paranojë.

”Kështu funksionon Albin Kurti”.

”Qe një vit fondet e MCC nuk janë në gazifikim. Është gabim. Dhe kur kemi ardhë me këto propozime, reagimi i parë ka qenë, ju po i mbroni interesat e naftarëve”.

”Pra, është paranojë. Edhe Sunny Hill kur intervenu nga qeveria, ishte paranojë. ‘Po fiton këtu dikush’. Pra, ky ka frikë prej fitimit, ky ka frikë prej bizneseve, ka frikë prej gazetarëve, prej mësuesve, çdo asociacioni të bizneseve, të gazetarëve e të sindikatave e kështu me radhë”.

Rubikon me Adriatik Kelmendi: Pse të ketë frikë?

”Sepse s’din të bëjë, s’di të menaxhojë, s’di të japë”.

Për Vettingun duhet zgjidhje afatgjatë, nuk duam takime sa për sy e faqe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar se pse nuk ka shkuar të marrë pjesë në takimin me kryeministrin Albin Kurti për të biseduar për procesin e Vettingut.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka theksuar se e mbështesin këtë , por se duan që kjo të dërgohet nga Kurti në institucionet e vendit.

“Procesi i Vettingut është ende në fazën e koncept dokumentit, meqenëse nuk është draftligj, ende nuk është në nivelin e marrjes së institucioneve. Duhet ta bëjmë të qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet procesin e Vettingut, ne kërkojmë që qeveria ta përcjell tek institucionet e vendit”.

“Takimi im me kryeministrin Kurti s’kishte kuptim përderisa dokumenti s’ishte ligj në Kuvend. Ka dy rrugë që mund t’i bëjë ai, e para ta bëjë draftligjin dhe nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ta dërgojë në Kuvend e më pas në Kryesi të Kuvendit, ose e dyta të bëjë një kërkesë në kuvend kryeministri dhe ministrja të na thonë se kemi nevojë për votat e të gjithëve”.

“Vettingu nuk është çështje vetëm e kësaj qeverie, është edhe e jona, ky sot është kryeministër, nesër do të jem unë, nesër do të jetë ai tjetri. Po e mbështesim procesin e Vettingut, ne duhet të japim zgjidhje afatgjate, nuk jemi për takime jo formale sa për sy e faqe”,ka thënë Abdixhiku.

Se pati prioritet, Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, përfundoi i papërgatitur në tavolinat dialoguese me palën serbe pasi nuk e kishte prioritet.

Abdixhiku, në Rubikon në Klan Kosova, vlerësoi se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji për përfundimin e këtij procesi.

“Kosova duhet të ketë prioritet marrjen me dialogun sepse Kurti ka nisur diskutimin se dialogu nuk është prioritet teksa përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur. Pasi kur nuk e ke prioritet as nuk je i përgatitur. Nuk ka strategji për përfundimit e këtij procesi, e ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”.

“Në dialog nuk flitet për sovranitetin, territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës. Po ta kishim klasën politike më të guximshme do të kishim më shumë aleatë në krahë për këtë proces. Njohja mund të mos na vijë fare, por kam frikën se si po e portretizojmë vetën para vendeve aleate. Sikur të marrim njohjen e pesë shteteve mosnjohëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO, e punë e madhe se çfarë do të mendoj Serbia”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se LDK-ja i jep rëndësi procesit të dialogut, por jo edhe palëve përfaqësuese nga Kosova.

“LDK-ja i jep rëndësi procesit, mirëpo, jo palëve përfaqësuese. Kurti as nuk raporton as para se të shkojë e as pasi që kthehet në takimet dialoguese. Por, ky është një stil i mbyllur i qeverisjes. Kemi një kryeministër që nuk është besnik ndaj asnjë parimi që ka pasur ndër vite”, tha Abdixhiku.

Go to TOP