Presidentja Osmani e dënon sulmin në qendrën tregtare të Ukrainës
Presidentja Vjosa Osmani e ka dënuar sulmin me raketa ndaj qendrës tregtare në Kremenchuk të Ukrainës.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se sulmi i fundit i Putinit është i egër dhe thellësisht çnjerëzor.
“Ky është një akt terrori dhe një vazhdimësi e krimeve sistematike të luftës kundër civilëve”.
“Zemrat tona janë me popullin e Ukrainës. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ta”, ka thënë Osmani.
Putin’s latest attack on a thousand innocent civilians in Kremenchuk is outrageous and profoundly inhumane.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 27, 2022
This is an act of terror and a continuation of systematic war crimes against civilians.
Our hearts go out to the people of Ukraine. We will always stand with them.
