Anulohet procesi zgjedhor për sot në Tërnoc të Bujanocit

Në Tërnoc të Bujanocit është anuluar për sot procesi zgjedhor në të cilin kishte për t’u votuar Shaip Kamberi si deputet shqiptar për Kuvendin e Serbisë.

Tërnoci sot kishte për të votuar sërish, pasi gjykata administrative anuloi procesin zgjedhor të 27 majit, ku Shaip Kamberi humbi për 13 vota.

Rrumbullakimi i numrit 16 në 611 fletë votime, e çon atë në parlamentin serb.

Herën e kaluar, kandidatit shqiptar i munguan 13 vota që ia siguronin fitoren, njofton Klan Kosova.

10 ishin të pavlefshme, derisa 6 nga 617 votuesit e Tërnocit, përkrahën Partinë Socialiste të Ivica Daçiq.

Go to TOP