Inteligjenca ukrainase paralajmëron futjen në luftë të një shteti tjetër, ja pse Vladimir Putin është gati të pushtojë edhe Moldavinë

Lufta e Tretë Botërore më afër se kurrë. Në vazhdën e luftës në Ukrainë, shqetësim paraqet fqinji i saj, Moldavia. Ky vend i vogël në Evropën Lindore, me një popullsi prej 2.6 milionë banorësh, po vuan tashmë pasojat e luftës, me më shumë se 400,000 refugjatë në tokën e tij.

Por, Qeveria në kryeqytetin Kishinjev është e shqetësuar se konflikti mund të arrijë në kufijtë e saj. Dhe, në qendër të këtyre shqetësimeve është rajoni separatist pro-rus i Transnistrisë. Jo vetëm kaq, në luftë mund të përfshihet edhe Bjellorusia, e cila mund të sulmojë Ukrainën duke i ardhur në ndihmë Putinit. BE-ja ka ndezur zemërimin në Kremlin, me Macron dhe Scholz në favor të kërkesës së Moldavisë për t’u bashkuar me Unionin.

“Kërkesë legjitime”, deklaroi presidenti francez, në favor të Moldavisë”, nënvizoi kancelari gjerman, duke iu referuar edhe Ukrainës.

Por Ministri i jashtëm rus, Serghei Lavrov deklaroi se Perëndimi “po përpiqet qartë ta bëjë Moldavinë një Ukrainë të dytë ” duke minuar stabilitetin e saj.

“Nëse ne nuk bëjmë lëshime me kërkesën e tyre, atëherë ata do të bashkohen me BE”, tha Lavrov.

Qasja konsumatore e udhëheqjes aktuale moldave është shumë emblematike kur ata thonë: Le të fillojmë të hyjmë menjëherë në Bashkimin Evropian, pastaj do të shohim se çfarë na premtojnë atje, atëherë ndoshta do të vendosim nëse do të qëndrojmë në Csì ( Komuniteti i Shteteve të Pavarura) shtoi kreu i diplomacisë ruse, duke përdorur terma të tjerë si “zhvatje” dhe “të pakuptimta”.

Një sulm nga Bjellorusia

Vazhdojnë përleshjet në Donbass, një rajon ku rusët po përpiqen të depërtojnë në disa fronte dhe veçanërisht në rajonin Severodonetsk . Por në orët e fundit Bjellorusia ka shkaktuar alarm më të madh në Kiev. Sipas inteligjencës ukrainase, Minsk është gati për të sulmuar. Ditën e djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thirri një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Ukrainës. Kjo u konfirmua nga sekretari i këshillit të sigurisë, Oleksiy Danilov, në transmetuesin Ukraine24 . Deri më tani, Bjellorusia i ka dhënë mbështetje logjistike Rusisë, duke lejuar transitin e automjeteve dhe trupave nga territori i saj. Tani, megjithatë, ky shtet mund të anojë drejt një sulmi të drejtpërdrejtë. Një rrethanë që mund të konfirmohet në samitin e ardhshëm, të planifikuar prej ditësh, mes presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko dhe Vladimir Putin.

Lufta në Severodonetsk

Në qendër të vëmendjes për momentin është mbi të gjitha Severodonetsk. Qyteti, sipas raportimeve nga ushtria ukrainase edhe në orët e fundit, ende po reziston. Lagjet lindore dhe veriore janë në duart e rusëve, ndërsa forcat e Kievit po përpiqen të frenojnë sulmet ruse në ato perëndimore, ku ndodhet zona industriale dhe ku ndodhet uzina kimike e Azotit. Brenda uzinës ka ende të paktën 560 civilë, siç njoftoi ditët e fundit nga kryebashkiaku i Severodonetsk. Megjithatë, askush nuk arriti të dilte. Gjatë natës u fol sërish për një korridor humanitar , por sërish u ngritën akuza të ndërsjella mes rusëve dhe ukrainasve për mungesën e vullnetit konkret për evakuimin e qytetarëve të bllokuar. I vetmi fakt objektiv është se rrugët e komunikimit janë pothuajse të pakalueshme. Urat që lidhin Severodonetsk me pjesën tjetër të rajonit përreth janë shkatërruar dhe rrugët, përveç që janë nën zjarr artilerie, janë dëmtuar pothuajse plotësisht. Marrja e civilëve, si dhe sjellja e furnizimeve nga jashtë, është shumë e vështirë. Gjithsesi, në qytet po vazhdon lufta rrugë më rrugë. Për momentin, ukrainasit ruajnë kontrollin e qytetit strategjik të Lysychansk, që ndodhet afër Severodonetsk. Përshtypja është se beteja mund të vazhdojë edhe për disa ditë, me rusët të shfaqen në një pozicion avantazhi të qartë.


Go to TOP