Policia jep detaje për punëtorin e ndërtimit që vdiq pasi u rrëzua në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vdekjen e punëtorit në vendin e punës dje në Prishtinë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”.
Tutje, në raport tregohet se viktima është rrëzuar gjersa po kryente punime në një kompani private të ndërtimit.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
