Më në fund konfirmohet se do të mbahet një festival, mësoni cili
Pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” dhe “Beerfest”, është konfirmuar se në Kosovë do të mbahet një festival. Bëhet fjalë për Festivalin e Baballarëve.
Ky festival do të mbahet më 19 qershor, duke filluar nga ora 16:00 tek Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, afër Hotel Grandit në Prishtinë dhe do të përfshijë: garën e baballarëve, muzikë, lojëra, kuiz, art, kulturë, këndin e leximit, dhe aktivitete të tjera interaktive.
“Festivali i Baballarëve është festivali i parë i tillë në Kosovë që e trajton prindërimin pozitiv, rëndësinë e përkushtimit të baballarëve për rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve, ndarjen e përgjegjësive të barabarta brenda familjes dhe promovon lejen prindërore.
Më 19 qershor 2022, duke filluar nga ora 16:00 tek Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, afër Hotel Grandit në Prishtinë, do të mbahet ky festival i cili do të përfshijë: garën e baballarëve, muzikë, lojëra, kuiz, art, kulturë, këndin e leximit, dhe aktivitete të tjera interactive”, thuhet në njoftimin festivalit./Express

