Fermerët ukrainas rrezikojnë jetën e tyre, ndërsa afrohet kriza globale e ushqimit
Pamundësia e Ukrainës për të transportuar miliona tonelata drithë dhe produkte të tjera bujqësore në mes të pushtimit të Rusisë, e ka përkeqësuar një krizë globale ushqimore.
Vendi është eksportues i madh i vajrave të farave, misrit dhe grurit, por lufta dhe bllokimi i porteve të Ukrainës nga Rusia kanë ndalur një sasi të konsiderueshme të eksportit.
Ndërsa udhëheqësit e Ukrainës kërkojnë mënyra për të eksportuar prodhimin bujqësor të vendit, fermerët e saj përballen me kushte të rrezikshme si rezultat i konfliktit të vazhdueshëm. /rel/

Në një sezon bujqësor në kushte normale, fermerët e Ukrainës do ta punonin tokën sipas kohës së të mbjellave. Tani, fermerët duhet të presin që të jenë të sigurt për të filluar mbjelljen — shpesh edhe natën në errësirë që të mos vërehen. Vështirësitë, me të cilat përballen fermerët janë të shumta: mungesa të mëdha nafte, sulme me artileri, mina, mbetje të automjetesh të djegura në arat e tyre dhe mungesa e personelit.

Para luftës, Ukraina eksportonte më shumë se 5 milionë tonelata drithëra në muaj, pjesa dërrmuese e të cilave kalonte nëpër portet e saj të Detit të Zi. Luftanijet ruse i kanë bllokuar ato porte, duke i bërë të pamundura dërgesat dhe duke vënë në rrezik furnizimet globale të ushqimit dhe sektorin bujqësor të Ukrainës.

““Është një situatë pothuajse groteske ajo që shohim aktualisht në Ukrainë, me afro 25 milionë tonë metrikë grurë që mund të eksportohen, por që s’po mund të largohen nga vendi thjesht për shkak të mungesës së infrastrukturës, bllokimit të porteve”, tha Josef Schmidhuber, zëvendësdrejtor në Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Ukraina, fqinjët e saj dhe BE-ja, tani po përpiqen të gjejnë rrugë të tjera për të çuar grurin ukrainas në tregje, me hekurudhat që duken si opsion praktik, pavarësisht shumë sfidave logjistike.

Forcat ruse janë akuzuar për plaçkitjen e drithërave dhe shitjen e tyre në vende të tjera, shkatërrimin e arave dhe vrasjen e bagëtive në një përpjekje të qëllimshme për të dëmtuar fermerët ukrainas gjatë pushtimit të Ukrainës.

Sipas vlerësimeve të FAO-s, përveç 720 deri në 811 milionë njerëzve që po përballeshin me urinë kronike në vitin 2020, lufta e Rusisë në Ukrainë rrezikon të rrisë — me 7,6 milionë në 13,1 milionë — numrin e njerëzve të kequshqyer më 2022 dhe 2023. Jordania, Jemeni, Izraeli dhe Libani janë ndër vendet më të rrezikuara, pasi ato mbështeten shumë në importet e mallrave bazë nga Rusia dhe Ukraina.

Shërbimi i Kërkimeve Parlamentare Evropiane raporton se Rusia dhe Ukraina furnizojnë më shumë se gjysmën e importeve të drithërave në Afrikën veriore dhe Lindjen e Mesme, ndërsa vendet në Afrikën Lindore importojnë 72 për qind të drithërave të tyre nga Rusia dhe 18 për qind nga Ukraina.

According to the FAO, 50 countries rely on Russia and Ukraine for at least 30 percent of their wheat imports. In the Middle East and North Africa, these countries include Lebanon, Egypt, Libya, Oman, Saudi Arabia, Yemen, Tunisia, Iran, Jordan, and Morocco.

Më 29 prill, Ministria e Bujqësisë e Ukrainës raportoi se gati 30 për qind e tokës bujqësore të vendit tani është e pushtuar, e pasigurt ose e pamundur për t’u kultivuar. Çmimet e bukës janë rritur në disa nga vendet më të varfra dhe më të cenueshme të botës si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë.

Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, paralajmëroi: “Kur një vend që është shporta e bukës në botë, bëhet vendi me radhën më të gjatë të pritjes për bukë në botë, ne e dimë se kemi një problem”. Ai shtoi se dështimi për të hapur portin e Ukrainës në Odesa është një shpallje lufte ndaj sigurisë globale të ushqimit, duke rezultuar në zi buke, destabilizim dhe migrim masiv në mbarë botën.
Rusia ka thënë se do ta heqë bllokadën nëse hiqen sanksionet perëndimore, një kërkesë që ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e ka cilësuar si një përpjekje për “shantazh”.
