Banka Botërore ndan fond shtesë për Ukrainën prej 1.5 miliard dollarë

Është pjesë e pakos mbështetëse prej më shumë se 4 miliardë dollarëve – që do ta ndihmonte qeverinë të shpërndajë pagat e punonjësve në institucionet e këtij vendi.

Si garantues për këtë raund të fundit të financimit janë Britania e Madhe, Holanda, Lituania dhe Letonia.

Afro 2 miliardë dollarë tashmë i janë dhënë Ukrainës për paga dhe shpenzime tjera – vend ky që është prekur nga agresioni rus qysh më 24 shkurt.

Në prill, ministria ukrainase e Financave, pati vlerësuar se do të nevojiten 5 miliardë dollarë në muaj për ta mbajtur funksionale ekonominë e vendit.

Go to TOP