Organizohet turneu për U9, U13, U17 ‘Dita e Çirimit të Kosovës’

Me 11 qershor nga ora 10:00 në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, FPPK do të organizoj turneun për U9, U13, dhe U17 “Dita e Çlirimit të Kosovës”.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të paraqiten në më së shumti dy kategori që ua mundëson mosha.

“Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 8 qershor në ora 16:00.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë turne kanë të gjithë lojtarët e moshës 9, 13 dhe 17 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2013, 2009 dhe 2005.

*Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit.

Shorti do te hidhet të enjten me 9 qershor nga ora 19:00 online dhe është i hapur për të gjithë.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë”, thuhet në njoftimin e FPPK-së. /Kosova.info/

Go to TOP