Lufta në Ukrainë dhe shënimi i 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas.
1Zjarrfikësit rusë përpiqen ta shuajnë një zjarr në një qendër tregtare në Moskë, më 3 qershor.2Fëmijë duke luajtur te një shatërvan publik para ndërtesës së Operës në Lviv, Ukrainë, më 2 qershor.3Një fushë e me lule të llojit phacelia në Debrecen, Hungari, më 2 qershor.4Një vajzë e re duke kaluar pranë një grope të shkaktuar nga predha para një ndërtese të dëmtuar në qytetin Sloviansk, rajoni i Donbasit, Ukrainë.5Një punëtor pakistanez duke punuar në një fabrikë që prodhon çekiçë hekuri në Karaçi, Pakistan, më 31 maj.6Një grua që mban një fëmijë, reagon pasi u evakuua nga qyteti i pushtuar nga trupat ruse Kupiansk, në periferi të Harkivit, më 30 maj.7Një vajzë duke pozuar me një armë në një stendë të ngritur nga forcat speciale të ushtrisë rumune në Pallatin e Parlamentit, ndërtesa e dytë administrative më e madhe në botë pas Pentagonit. Njerëzit shfrytëzuan mundësinë për ta vizituar falas në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Bukuresht më 1 qershor.8Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Lviv u bë duke vendosur lodra në ulëset e autobusit të shkollës – një simbolikë për të përkujtuar 243 fëmijët e vrarë ukrainas me rastin e 1 Qershorit.9Një vajzë tregon aftësitë e saj në gjimnastikë gjatë shënimit të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Prishtinë. 10Demonstruesit armenë dhe policia duke u përleshur gjatë një proteste kundër qeverisë në Jerevan, më 30 maj.11Oficerë talibanë të sigurisë gjatë patrullimit në Kabul, Afganistan.12Lejlekët duke pushuar në shtyllat e dritave gjatë perëndimit të diellit pranë Debrecenit, Hungari.13Një punonjës ukrainas i shpëtimit gjatë përpjekjeve për ta lokalizuar zjarrin në një zonë banimi të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në fshatin Tsyrkuni, në periferi të Harkivit.14Një burrë duke tymosur duhan në Peshavar, Pakistan, më 30 maj.15Tymi ngrihet lart në qiell në qytetin Sievierodonjeck gjatë luftimeve të ashpra midis trupave ukrainase dhe atyre ruse në rajonin e Donbasit, më 30 maj.16Një paciente bartet me barelë për ta evakuuar me një tren në Pokrovsk, Ukrainën lindore.17Mbështetësit e ish-presidentit moldav, Igor Dodon, duke protestuar në Kishinau kundër arrestimit të tij si pjesë e një hetimi për korrupsion.