Borrell infektohet me koronavirus
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, është infektuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një cicërime në llogarinë në twitter.
”Kam testuar pozitiv për Covid-19. Në linjë me rregullat dhe procedurat përkatëse, jam vetëizoluar. Po ndihem mirë”, shkruan Borrell në reagimin e tij.
I have been tested positive for Covid-19.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 5, 2022
In line with the relevant rules and procedures, I am in self-isolation.
I am feeling fine.
