Richarlison dhe Vinincius Jr kacafyten mes vete në stërvitje

Richarlison dhe Vinicius Jr u desh të ndaheshin pasi u përplasën gjatë një seance stërvitore.

Dy lojtarët u panë duke kapur fanellat e njëri-tjetrit, teksa sherri u bë të shtunën.

Lojtarët me eksperiencë Neymar dhe Dani Alves ishin mes lojtarëve që nxituan dhe e anuluan mosmarrëveshjen, dhe është e paqartë se çfarë e shkaktoi incidentin, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Brazili është një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës të këtij viti në Katar dhe po përgatitet për turneun duke luajtur miqësore në Azi këtë muaj.

Sherri mes dyshes vjen vetëm disa ditë pasi Richarlison u filmua duke uruar Vinicius për fitimin e Ligës së Kampionëve.

Braziliani shënoi golin e fitores për Real Madridin në fitoren 1-0 ndaj Liverpoolit në Paris.

Go to TOP