A do të blihen përseri vetura të policisë serbe me paratë e Kosovës?
Janë bërë një vit e gjysmë që kur Kryeministri Kurti premtoi ndarjen e dy milionë eurove për Kosovën Lindore, por që ato ende nuk janë ndarë.
Megjithatë, qeveria i paska ndarë 50,000 € për “Këshillin Kombëtar Shqiptar” në Luginë. Uroj që këto para të mos keqpërdoren ashtu siç bënë ish- pushtetarët e Bujanocit.
Tendenca e zyrtarëve të VV-së (me bashkëpunëtorët e saj) për t’i keqpërdorur fondet e destinuara për Luginën është e hershme. Një formë e tillë e keqpërdorimit u aplikua edhe në Gjilan, në dy projekte fantome, gjoja për të ndihmuar Medvegjën, por që të dyja lëndët përfunduan në prokurori.
Poqëse paratë ndahen nëpër OJQ, ato sigurtë se do bien në duar të keqpërdoruesve, siç ranë edhe më herët. Ato mjete duhet të menaxhohen nga komunat e jo nga KKSH, organ i kontrolluar nga Shaip Kamberi, i cili para dy viteve, me mjetet që ndau Albin Kurti, bleu një makinë të milicisë serbe. Uroj që z. Kurti të mos blejë edhe ndonjë makinë të tillë për policinë e Serbisë.
