Prifterinjtë ortodoksë pretendojnë se Policia s’i la të mbanin liturgji në Kishën në oborrin e UP’së
Disa klerikë serbë po pretendojnë se Policia e Kosovës i ka ndaluar të mbajnë liturgji në kishën ortodokse që ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Famullitari Stanisa Arsiq ka thënë për “Kosovo Online” se policia ua ndaloi hyrjen në këtë kishë mëngjesin e sotëm. Ai pretendon se ishte një kordon prej tetë policësh që i ndaluan të hynin brenda.
Për këtë ka reaguar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, e cila e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës. Kjo zyrë gjen rastin të propagandojë se “serbët janë të penguar nga hyrja në tempuj fetarë dhe faltore”, dhe se “tempujt e Kishës Ortodokse Serbe po përdhosen çdo ditë”.
