Glauk Konjufca në vizitë zyrtare në Greqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke qëndruar në Greqi për vizitë zyrtare. Vizitën e tij e ka konfirmuar shefi i stafit të kabinetit të kryeparlamentarit, Ilir Kërçeli.

Konjufca po merr pjesë në samitin e South East European Countries Cooperation Process dhe bashkë me të janë edhe disa deputetë të tjerë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, e cila po merr pjesë në këtë samit më herët njoftoi se Kosova do të kryesojë Komisionin për Edukim, Hulumtim dhe Shkencë, si dhe atë për Drejtësi e Siguri, brenda Asamblesë Parlamentare të Evropës Juglindore.

Konjufca do të qëndrojë në Greqi deri të premten.

Go to TOP