Njoftim: Për shkak të fillimit të punimeve, më 26 maj do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto lagje të Prizrenit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një komunikate për media, njofton konsumatorët e Prizrenit se kontraktori NPT “XËRXA” ka filluar punën në një projekt shumë të rëndësishëm për rrjetin e ujësjellësit të qytetit:
Rritja e kapacitetit të ujit të pijshëm me ujësjellës Ჶ 400 mm në disa zona, vendbanimi Lakuriq, rr. Selajdin Braha dhe disa rrugë të tjera të qytetit.
Plani i paraparë dinamik për kryerjen e punimeve është dy vjeçar.
Për shkak të punimeve që do të realizohen në ndërrimin e gypit AC me gypsjellës PE, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujët të pijes me datë 26.05.2022, prej 07:30÷19:00 h.
Zonat qe do te afektohen nga ndërprerja e ujit përfshijnë:
Lagja „Ortakoll“
Rr. „Adem Jashari“
Rr. „SalajdinBraha“
Rr. e „Kosoves“
Rr. „FehmiLladrovci“
Rr. „XhemilFluku“
Lagja „Arbana“
Lagja „Lakuriq“
Lagja „Bajram Curri“
Lagja „Jeta e re“
Zona Industriale e qytetit
Fshati Vlashne
