Pagesa prej 100 eurosh në muaj, derisa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave, zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale, ishin kërkesat kryesore të punëtorëve të sektorit publik, të cilët kanë protestuar më 20 maj në Prishtinë.
Protesta është organizuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Për shkak të kësaj proteste, procesi mësimor nuk është zhvilluar në institucionet e arsimit, në mbarë Kosovën, pasi Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,(SBASHK) ka thënë se mësimdhënësit do të jenë pjesëmarrës në protestë.
Pjesëmarrës tjerë në protestë kanë qenë edhe punëtorët e sistemit shëndetësor, ata të Doganës dhe administratës publike, të cilët u grumbulluan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
1Punëtorë të shumtë të sektorit publik kanë protestuar më 20 maj në Prishtinë. 2Ndër kërkesat e protestuesve ishte edhe vlerësim i punës së tyre. 3Kërkesë kryesore e protestuesve ishte rritja e pagave.4Protesta u karakterizua me pjesëmarrje masive. 5Pjesë e protestës ishin edhe zjarrfikësit. 6Protesta u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). 7Sindikalistët i kërkuan “Qeverisë që t’i hapë dyert e dialogut social”. 8Një tjetër pamje nga protesta e organizuar nga BSPK-ja, më 20 maj në Prishtinë.9Punëtorët e sektorit publik kërkojnë 100 euro rritje page deri në miratimin e Ligjit për paga. 10Pjesëmarrës në protestë ishin edhe punëtorët e sistemit shëndetësor, ata të Doganës dhe administratës publike.11Edhe ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është një prej kërkesave. 12Protestuesit paralajmëruan veprime më të rënda sindikale nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. 13Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, duke folur para protestuesve.14Për mbarëvajtjen e protestës u kujdes Policia e Kosovës.15Policia para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa po mbahej protesta.