Kurti: Spanja mos të barazojë veten me Serbinë gjenocidale, Kosova mos të krahasohet me Kataloninë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bashkëbisedim me Këshillin e Atlantikut ka thënë se ka ardhur momenti që Kosovës t’i largohen ndalesat nga ana e shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin.

Kurti tha se është momenti i mirë që të hiqet regjimi i vizave ndërkohë që ka kërkuar ndihmë nga SHBA-ja që të ndihmojë që shtetet e BE-së e NATO-s që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë atë.

Ai ka komentuar edhe marrëdhëniet e Spanjës me Kosovën, duke thënë se Ksoova nuk ka ngjashmëri me rajonet autonome të Spanjës dhe se Spanja nuk duhet të barazojë veten me një shtet gjenocidal sikur Serbia.

“Spanja mos të barazohet me Serbinë gjenocidale, Kosova mos të krahasohet me Kataloninë. Katalonia është ndër rajoni më i pasur i Spanjës. Ne nuk jemi shteti më i pasur. Pastaj kemi vendimin e GJND-së. Ajo thotë se pavarësia jonë nuk shkel asnjë ligj ndërkombëtar. SHBA-ja mund të na ndihmojë me këto katër shtete që nuk na njohin”, tha ai.


Go to TOP